Një megaoperacion po zhvillohet nga “operacioni i shërbimit diplomatik të Sigurisë në US Embassy i (DSS-OCI) Tirana, në bashkëpunim me një njësi speciale nga Policia e Shtetit ka kryer operacionin “Crystal Eagle”.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se operacioni është i koduar ‘Crystal Eagle’, ndërsa nga ky operacion janë ndaluar mbi 20 persona.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se grupi i të arrestuarve dërgonte njerëz në SHBA me dokumente të falsifikuara në bashkëpunim me të tjerë.

Operacioni është në vijim…