Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit në Gaza. MEPJ, përmes një postimi në “X” shprehet se armëpushimi në rajonin e ndezur nga lufta është një hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë përgëzon përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm.

“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.

Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.