Shqipëria u mposht minimalisht nga Suedia në Stokholm.

Kuqezinjtë humbën prej një goli të shënuar nga Nilsson në minutën e 62’.

Raste, gol i anulluar dhe një penallti e padhënë për Armando Brojën ishin disa tema kryesore të sfidës.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri Sylvinho dha prononcimin e tij teksa kritikoi edhe arbitrimin.

Gjithashtu tekniku i kuqezinjve u shpreh se ekipi ende nuk është përshtatur siç duhet me njëri-tjetrin, por shtoi se rëndësi ka që në ndryshim nga ndeshja me Kilin, ndaj Suedisë patën një paraqitje pozitive.

“Lojtarët janë pak në ankth pasi 23 prej tyre do të hskojnë në Europian. Kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë, duke u kualifikuar me ndeshje të mira. Duhet të jemi të kënaqur e të lumtur që jemi kualifkuar në Europian.

Asani dhe Bajrami kishin një rol të dyfishtë nga krahët. Kjo skuadër është e re, lojtarë si Asllani, Mitaj që po marrin eksperiencë. Ne e pamë që Muçi mund të bënte më shumë ,të ishte një sulmues në këtë rast. Kemi edhe lojtarë të rinj si Muçolli e Hoha që janë në fillimet e tyre e mund të japin shumë për Kombëtaren.

Ky është momenti për të vlerësuar lojtarët, rezultati është i rëndësihëm, por jo më i rëndësishmi. Sot bëmë një tjetër paraqitje nga ajo me Kilin. Mund ta kishim merituar fitoren.

Sot provuam diçka ndryshe për të arritur te goli. Kishim shpejtësinë e Brojës, nje penallti që na u mohua, e vështirë kur luan pa VAR pasi ja si shkojnë gjërat. Shpejtësia e Brojës ishte shumë e rëndëisshme sot.

Balliu ka luajtur disa ndeshje me ne, ndaj Moldavisë nuk ka qenë pasi ishte i dëmtuar. Ka marrë minutat e tij.

I kënaqur me atmosferën e lojtarëve në grumbullim? Absolutisht shumë i kënaqur. Lojtarët kanë një atmosferë dhe konkurrencë të shëndetshme. Tani kthehen në klubet e tyre dhe kanë 2 muaj kohë për t’u përgatitur. Normal kanë pak tension apo ankth për listën por ky është futbolli.

Raporti që ata kanë me stafin është shumë i mirë. Kemi punuar shumë në këtë pjesë, gjerat thuhen në sy dhe kështu kemi krijuar një marrëdhënie të shëndetshme me të gjithë.

Ndaj Kilit i zemëruar, po sot si ndihem? Jam i trishtuar për fatin që nuk fituam apo barazuam. Nuk kam çfarë t’i them lojtarëve për atë që bënë në fushë. Luajtëm me zemër dhe tifozët e bënë të ndiheshim si në shtëpi. Duhet t’u transmetojmë shpirtin dhe zemrën në fushë”, tha Sylvinho për Supersport.