Përshkallëzimin e retorikës mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, këtë të premte e ka dënuar për herë të parë publikisht Kancelarja gjermane, Angela Merkel, teksa tha se qeveria gjermane i qëndron mendimit se konflikti nuk do të mund të zgjidhej përmes metodave ushtarake.
“Gjermania do të marrë pjesë intensivisht në opsionet për zgjidhje, të cilat nuk do të jenë ushtarake, por konsideroj se përshkallëzimi verbal do të ishte përgjigjja e gabuar”, tha Merkel përpara reporterëve në Berlin.
Shefja e ekzekutivit gjerman ishte duke iu përgjigjur një pyetje mbi përdorimin nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump, të rrjetit social “Twitter” për të thënë se “zgjidhjet ushtarake ishin gati”. “Gishtin e kemi në këmbëz, nëse Koreja e Veriut do të veprojë gabimisht. Shpresoj që Kim Jong-un të gjejë një tjetër rrugë”, shkruante Trump.
Merkel mbrojti idenë e një përgjigjeje diplomatike ndërkombëtare.
Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ritheksoi të premten se Rusia beson që zotërimi i armëve bërthamore nga ana e Penianit ishte “i papranueshëm”. Ai paralajmëroi gjithashtu se rreziku që konflikti të shpërthejë është “tejet i lartë”, për shkak të luftës së fjalëve mes Uashingtonit dhe Penianit.
Merkel, kundër Trump: Jo zgjidhje ushtarake ndaj Koresë së Veriut
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Panik në Francë, një person sulmon më thikë kalimtarët e rastit, policia e plagos gjatë neutralizimit
Ibrahimoviç: Po të luaja unë ndaj Paraguajit, njërin do ta bëja për spital
“Janë marrë 40 000 metër katrorë det!” Cara: Nga plazhi historik i Durrësit nuk ka mbetur asnjë gjurmë
“Protesta e djeshme jehoi në gjithë mediat e botës”- Arkitektja Entela Koja: SHBA dhe BE po reagojnë dhe po dëgjojnë zërin tonë





