Një automjet ka marrë flakë mesditën e sotme në rrugën Korçë-Ersekë.

Sipas informacioneve, ngjarja është aksidentale dhe shkak i një defekti të mjetit.

Në makinë kanë qenë babë e bir dhe një i afërm i tyre por kanë dalë nga mjeti pa u lënduar.

Në pamjet e siguruara duket se mjeti është përfshirë në flakë totalisht.

Veç zjarrfikësve të Kolonjës, drejt vendngjarjes po nisen edhe nga Korça për ndihmë në shuarjen e flakëve.

Edhe policia është drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.