Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar nga flakët mesditën e kësaj të marte në kryeqytet.

Mjeti është djegur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë Kryeministrisë, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi kanë pushtuar zonën.

Menjëherë është bërë e mundur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të cilat shuan flakët.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një defekt teknik.