Bianca Balti shkëlqeu në Festivalin e “Sanremo 2025” në Itali.

Supermodelja italiane, 40 vjeçe, e cila vitin e kaluar u diagnostikua me kancer ovarian, ishte prezantuesja e natës së dytë. Ajo ndërroi katër fustane mahnitëse në skenën e Teatro Ariston.

“Nuk kam ardhur këtu për të bërë të sëmurën, por për të festuar për jetën”- tha pak çaste para se të hytë në skenën madhështorë të Aristonit.

40-vjeçarja nuk e kishte aspak problem të shfaqej pa paruke dhe duke treguar me krenari shenjat e operacionit te barku. “Rrahja e një zemre që nuk ka frike të rrahë”- komentoi Bianca.

Angazhimi i saj si prezantuese vjen vetëm disa javë pasi ajo përfundoi trajtimin me kimioterapi më 27 janar, në përballjen e saj me kancerin ovarian.

“Ka qenë e vështirë dhe nuk ka përfunduar ende, por nuk do ta kisha dashur ndryshe”. “Thonë: ‘Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë’, por përvojë ime është se ajo që nuk më vrau, më bëri ta dua jetën edhe më shumë’”, tha modelja.