Rreshtat që u dedikoi tifozëve të Interit për episodin e ndeshjes në Sasuolo i kanë kushtuar shtrenjtë Mauro Ikardit. Kujtojmë se sulmuesi argjentinas në një kapitull të autobiografisë së tij kishte shkruar se kishte kërcënuar tifozët pas atij takimi (“… ta shikojnë ata, paguaj disa kriminelë nga Argjentina dhe le të vijnë të na kërcënojnë këtu…”).

Fjalitë në autobiografi u konsideruan si “kërcënuese” nga ana e Federatës Italiane të Futbollit, e cila gjobiti lojtarin me 13 500 euro.Vetë Ikardi pranoi vendimin dhe nuk e apelojë atë, ndërsa për federatën “fajtor” është edhe klubi zikaltër, që është gjobitur me 6 500 mijë euro euro.