Si të dërgoni mesazh me ngjyrën e rrobave dhe pse duhet t'u kushtoni kujdes të madh detajeve ne veshje. 

Të gjithë e dimë që ngjyrat kanë ndikim tek personat dhe ekzistojnë teori të tëra që merren me pasojat e ndikimit të ngjyrave tek ne, si kromoterapia. Por, pasi që veshja është pjesë e komunikimit joverbal me të cilin u dërgojmë mesazhe njerëzve me të cilët bisedojmë, edhe në këtë segment duhet të ketë vëmendje të madhe që të mos keqkuptohemi. 

Ja disa këshilla për zgjedhjen e ngjyrave dhe kuptimin e tyre: 
 

E kuqja – rrezaton me vetëbesim dhe energji. Bëni kujdes me ketë ngjyrë. Jep përshtypjen e agresivitetit. 
 

E verdha – jep elan dhe forcon vetëbesimin. Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendje dhe të theksoni personalitetin tuaj – vishni diçka të verdhë. Vepron në mënyrë qetësuese. 
 

Vjollcë – dëshironi të mbroheni nga kërkesat e paarsyeshme, e vjollca është zgjedhje e mirë. Simbolizon madhështinë, dinjitetin dhe fisnikërinë. Nuk rekomandohet në botën e biznesit, sepse na bën melankolik, të pavendosur dhe të thyeshëm. 
 

E bardha – jep stimulim, efikasitet dhe qartësi. 
 

Rozë – jep mesazhin që personi shqetësohet për të tjerët. Tregon butësi dhe afërsi. 
 

Gri – dërgon mesazh të delikatesës dhe të profesionalizmit. Me kombinimin e gabuar me ngjyrat tjera mund të dërgojë mesazhin që personi ka vetëbesim të ulët. 

 

E gjelbra – nëse dëshironi të përshtateni në mjedisin e punës dhe të shmangni obligimet – vishuni në të gjelbër. Simbolizon kthjelltësinë. 
 

E zeza – jep përshtypjen e profesionalizmit dhe vendosmërisë, por edhe të distancimit. 
 

E kaltra – ngjyrë e arsyes dhe e rrezikut. Zgjedhje e mirë.