Në Paris besojnë se Leo Messi do të rinovojë kontratën e tij e cila përfundon në fund të këtij sezoni.

Sipas mediave franceze, kampioni i botës do të takohet me presidentin Al-Khelaifi për të negociuar mbi mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimin.

Në fakt, përpara fillimit të Botërorit, palët kishin një akord në parim për të rinovuar kontratën, të paktën deri në 2024-n, por gjërat me sa duket kanë ndryshuar pasi Messi fitoi Botërorin, trofeun që aq shumë dëshironte.

Nga Spanja, gazetari i njohur Gerard Romero, i cili njihet për marrëdhënien e tij të afërt me klubin e Barcelonës, shkruan se “pleshti” ka vendosur që në fund të sezonit të largohet nga Parisi, kjo për drejtuesit e PSG është thjesht një lajm dashakeqës që synon të sjell pështjellim.

Fifa World Cup Qatar 2022 Final Argentina V France

Fakt është që Messi kërkon një trajtim ndryshe tani që u shpall kampion bote, 30 milionë euro në sezon është një shifër që nuk e bind plotësisht. Për momentin në tavolinë e Jorge Messi, babai dhe agjenti i Leos, janë dy oferta, njëra nga Inter Miami i Beckham dhe tjera nga Arabia Saudite, ku Al-Hilal i ofron 300 milionë euro në sezon.