SHBA– Një ish pornostare kishte braktisur profesionin më të vjetër në botë për t’u bërë mësuese. Por karriera e mëparshme e saj është zbuluar nga disa nxënës, të cilët kanë gjetur në internet fotot nudo të mësueses bjonde.

Stacie Halas, e njohur në internet me emrin Tiffany Six, nuk do mund ta ushtrojë më profesionin e mësueses, pasi bjondia tërheqëse humbi gjyqin gjatë kësaj jave. Një juri me tre gjykatës vendosi që Halas të mos kthehej më në shkollë pas pushimit të saj nga puna në muajin prill të vitit të kaluar.

“Megjithëse karriera e saj në filmat pornografikë nuk vazhdon më, videot dhe fotot e saj ‘të nxehta’ në internet nuk do t’i mundësojnë që të jetë një mësuese dhe kolege e dashur”,- thuhet në vendimin e jurisë.