Presidenti i PL-së, Ilir Meta është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës ditën e sotme ku është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin e tij të depozituar më 28 mars lidhur me pretendimin e tij për vedhjen e serverit brenda selinë së partisë.

Pas daljes nga Prokuroria, Meta tha se është paraqitur për të respektuar ligjet dhe institucionet.

“Kam qenë këtu në respekt të ligjeve dhe institucioneve dhe të përkrahjes që ta bëjnë këtë të punë të papenguar, por jam i sigurtë që nuk mund të ndodhë në një vend ku gjithçka është kapur nga një kryebandit si Rama.”

Ai tha se ishte shokuar nga gjendja e Prokurorisë së Tiranës, pasi sipas tij kishte një mal me dosje.

“Jam shokuar nga gjendja e Prokurorisë së Tiranës, situatë e rëndë, Deputetët të vijnë të shikojnë gjendjen. Është Ramaforma, kujdeset për kushtet e 2-4 prokurorëve të SPAK që i ka futur në xhep Ëngjëll Agaçi. Mal me dosje, do bëjmë thirrje që të paktën ta lyejnë nga brenda, të rregullojnë ashensorin”, tha Meta.