Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbështetur Partinë Demokratike dhe protestën e njoftuar ditën e djeshme nga kreu i PD, Sali Berisha më 11 shkurt. para kryeministrisë.

Në një konferencë për mediat, Meta ka ftuar të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në protestën e 11 shkurtit që do të nisë në orën 12:00.

“Ndaj i ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen në 11 shkurt, në ora 12:00 në një protestë kombëtare kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më ç’njerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirë dhe duke i përzënë nga vendi i tyre përmes një axhende antikombëtare shpopullimi. Opozita do të jetë në këmbë kundër këtij armiku të lirive të tyre deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë”- tha ai.