Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar sot një foto të Tiranës, me ndryshimet që kanë ndodhur në vitin 1980 dhe në vitin 2021.

Në këtë foto të postuar në rrjete sociale shihet qartë ndryshimi që ka ndodhur me kryeqytetin përgjatë këtyre viteve ndërsa ai patalajmëron se është koha për tu zgjuar.

“Koha për t’u zgjuar që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri!”, shkruan Meta.