Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi gjatë një takimi me strukturat e PL-së në Vlorë se kushti i vetëm i kësaj force politike për të hyrë në koalicion me parti të tjera është referndumi.

ilir meta

Meta theksoi se është koha që përmes referndumit populli të marrë kontrollin mbi institucionet dhe jo të jetojë si huaj në vendin e vet.

Ilir Meta: Jemi njerëz që meritojmë të jetojmë të lirë dhe jo të jetojmë për një copë bukë dhe lëmoshë. Duhet të tregojmë se është vendi i të gjithëve dhe jo i atyre që shtypin të tjerët. Kjo situatë ku jemi është për shkak të opozitës dhe braktisjes së institucioneve. Ju i dini këto që kanë ndodhur, por janë një mësim i madh për të ndezur motorët dhe për të mbledhur njerëzit e ndershëm, pasi vendi është në rrezik pasi nëse largohen dhe 100 mijë shqiptarë do të jetë katastrofale. Angazhimi ynë për referendumin synon këtë gjë që të rikthejë kontrollin e popullit ndaj institucioneve. Populli e vendosi në 98-ën këtë por ata bënë një ligj që ja mohon të drejtën e referndumit.

Kushti jonë në çdo koalicion në të ardhmen do të jetë referndumi dhe jo duam kaq dhe aq bashki. Populli duhet ta zbatojë referndumin që të marr kontrollin e vendit të vet, pasi janë bërë të huaj në vendin e tyre. Kaq kërkon Partia e Lirisë, të marrë kontrollin populli. Kam besim tek ju dhe te të gjitëh vlonjatët, mos prisni të na qajnë hallin SHBA-ja dhe Gjermania.