Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është larguar nga salla kur Monika Kryemadhi mori fjalën në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë.

Meta doli në korridoret e Pallatit të Kongreseve ku zhvilloi takime me simpatizantët, që kanë mbërritur për të marrë pjesë Konvetën Kombëtare të PL-së.

Gjatë bisedave me të rinjtë, Meta u kërkoi që t’i bënin like dhe share postimeve të tij në rrjetet sociale.