Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një vizitë në Ankara.

Gjatë kësaj vizite Meta zhvilloi takime me udhëheqësit kryesorë të opozitës turke. Meta u prit në takim sot nga Lideri i Partisë “Deva”, Ali Babaxhan në selinë e kësaj partie.

Meta dhe Babaxhan shprehën vendosmërinë për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve por edhe midis dy partive.

“E urova Babaxhan për fitoren e zgjedhjeve vendore nga opozita dhe vlerësova vizionin e tij për fuqizimin e demokracisë dhe vlerave europiane”, theksoi Meta në një reagim.

Meta në Ankara, takim me udhëheqësit kryesorë të

“Turqia ka nevojë për një personalitet të tillë me vizion për demokracinë dhe ekonominë”, tha Meta.

Gjatë kësaj vizite, Meta u takua edhe me Ali Kiliç dhe Ali Hakan Ağaiğlu. Gjithashtu Meta prezantoi edhe anetaren më të re të Partisë së Lirisë, të ngarkuar për Marrëdhëniet me Turqinë, Deniz Gücler.