Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku fton qytetarët të dëgjojnë përgjigjen që ka dhënë drejtoresha e AZHBR kur është pyetur “a ka përfituar inceneratori i Tiranës fonde nga AZHBR”.

“Jo” është përgjigja e drejtoreshës.

“Dëgjoni si drejtoresha e AZHBR gënjen hapur përfaqësuesin e Shoqatave të Fermerëve, Ervin Resuli për implikimin në aferën e inceneratorëve.

Ndaj është bujqësia në mjerim se edhe AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës se inceneratorëve”, shkruan Meta.