Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me qytetarët e njësisë 5, ku u njoh me shqetësimet dhe problematikat e tyre.

Gjatë fjalës së tij Meta theksoi se arsimi në Shqipëri është në gjendje të rënduar, dhe kjo ëhstë një nga arsyet kryesore se përse qytetarët mendojnë të largohen jashtë vendit.

Postimi i Metës:

Sot u takova me prindër, banorë të Njësisë Nr.5 në Tiranë, ku dëgjova zërin e tyre në lidhje me problemet që shqetësojnë familjet e tyre lidhur me arsimin.

Mungesa e çerdheve, e kopshteve, e shkollave dhe cilësia dhe standardet e dobëta janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët e Tiranës.

Sot arsimi në kryeqytet është në një gjendje të rëndë dhe është një nga arsyet kryesore të largimit të familjeve nga Shqipëria.

Sepse paratë që duhet të përdoreshin për rritjen e cilësisë së arsimit, Bashkia e Tiranës i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Ne kemi vendosur ta ndryshojmë patjetër këtë situatë, prandaj e kemi shpallur arsimin kryeprioritet të Partisë së Lirisë.

Gjithçka në funksion të një arsimi cilësor për fëmijët e shqiptarëve, që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. 

#PartiaeLirise #BashkeFitojme #Tirane #BelindKellici #NdryshimMeCdoCmim