Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha sot se vetëm duke mbështetur bujqësinë, ndalet shpopullimi.

Meta publikoi momente nga takimi me ish-deputetin Viktor Tusha për të cilin u shpreh se shpopullimi dhe largimi i fuqisë punëtore e detyroi Viktor Tushën të bëhet një fermer “i detyruar”, përveçse një drejtues politik i talentuar.

“Me këtë rast e siguroj Viktorin, por edhe të gjithë fermerët që merren me vreshtari se me Partinë e Lirisë nesër në qeverisje do të përfitojnë pagesë direkte 1000 euro/hektar ose 100 euro/dynym, bashkë me shumë ndihma dhe mbështetje konkrete financiare”, u shpreh Meta.

“Pa mbështetur Bujqësinë dhe Blegtorinë nuk e ndalim dot shpopullimin dhe nuk e bëjmë dot Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus”, përfundoi Meta.