Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar parditen e sotme një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike.

Meta është parë të futet në selinë blu i shoqëruar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Nuk dihet se për çfarë është diskutuar në takimin mes dy liderëve të opozitës. Gjatë deklaratave në publik ata janë dakordësuar për aksion të përbashkët opozitar.