Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, po zhvillon një takim me strukturat e partisë në Vlorë.

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të ndodhin ndryshime të mëdha.

“PL kërkon populli të marrë kontrollin. Unë kam besim tek populli ynë dhe tek ju e vlonjatët. Mos prisni të na qajë hallin Europa se kanë hallet e tyre. Kur ngrihet populli të gjithë thonë jemi me popullin.

Askush nuk rri pa gjumë për fëmijët tanë. Është detyra jonë të ngremë popullin dhe kjo do të ndodhë.

Kur bëra thirrjen e 2 marsit bëra vetëm thirrje në Facebook dhe kisha besim se qytetarët do vinin. Ishte ligji për betimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ata donin të betoheshin tek noterët e privatë tek Lana. Kam besim që gjërat do ndryshojnë shumë më shpejt seç mendoni edhe ju. Janë pjekur faktorët. Ky sistem lufton me anti korrupsion e jo me intriga, me përballje direkt. Ndaj edhe zbardha e aferave do të sjellë tronditje të mëdha shumë shpejt. Të paparashikueshme për këdo që ka parasysh se çka ndodhur këto 9 vite. Përfundimisht edhe bota e ka kuptuar se ç’sharlatan është ky kryeministër”, tha Meta.