Ndërsa sytë e të gjithëve ishin përqendruar tek debati i dytë presidencial askush nuk mbeti pa konstatuar se zonja e parë Michelle Obama dhe aspirantja republikane kishin zgjedhur të vishnin fustane me të njëjtën ngjyrë. Michelle dhe Ann kishin zgjedhur për përballjen e dytë të bashkëshorteve veshje në ngjyrë rozë të ndezur.

Ndërsa stili i zonjës së parë është lakuar që në fillimet e fushatës elektorale të 4 viteve më parë, Ann Romney, e këshilluar nga stafi i saj, ka zgjedhur të veshë gjatë këtyre muajve veshje jo shumë të kushtueshme. Pasuria e burrit të saj është lakuar shpesh në media, e për këtë Ann ka dashur të shfaqet sa më pranë elektoratit me fustane jo të shtrenjta. Michelle kishte veshur fustan të shoqëruar me një xhaketë të shkurtër dhe një varëse me perla, ndërsa Ann Romney kishte zgjedhur një fustan me mëngë të shkurtra dhe një varëse me gurë të gjelbërt.

Analistët e botës së modës u habitën nga ngjyra e zgjedhur nga Ann, ndërkohë që Michelle kishte guxuar edhe një herë më parë, kur gjatë konventës së demokratëve u shfaq me një fustan ngjyrë portokalli të theksuar.