Pas dy barazimeve radhazi, Milani është kthyer te fitorja në kampionat. Kampionët e Italisë triumfuan 2-0 ndaj Lecces, në San Siro.

Protagonist absolut në këtë takim për kuqezinjtë ishte Rafael Leao. Portugezi, përveç se zhvilloi një ndeshje të mirë, ia doli të shënojë 2 gola, përkatësisht në minutat 40’t dhe 75-të.

Skuadra e Stefano Pioli mbetet në garë për një vend në Champions, pasi aktualisht është e pesta me 56 pikë, po aq sa Roma e vendit të katërt. Në mbrëmje spikat sfida mes Juventusit dhe Napolit, takim ky që po pritet me padurim nga tifozët.