30 gola, një sezon i kaluar si protagonist absolut në Serinë B me fanellën e Pescara-s, duke tërhequr vëmendjen e gjithë klubeve të mëdha. Nga Milano në Napoli, këtë verë, të gjithë ishin të çmendur për Gianluca Lapadula: Juventus, klubi që e ka pasur në ekipet e moshave; Napoli, që ishte (atëherë) në kërkim të zëvendësit të Higuain, me këtë të fundit që më pas është transferuar te bardhezinjtë; Genoa, Sassuolo, Lazio. Edhe nga Peru janë vënë në lëvizje për ta bindur që të vishte fanellën e kombëtares. Në fund ka fituar Milan, që ka investuar paratë e marra nga shitja e El Shaarawy për të siguruar numrin 10 të bardhekaltërve. 9 milionë euro kanë përfunduar në arkat e Pescara-s, me Genoa-n që është zemëruar me klubin kuqezi sepse ka qenë shumë afër nënshkrimit të kontratës me “Lapagol”. Një investim i rëndësishëm për një klub që ka pasur një buxhet shumë të limituar për merkaton e verës. 26-vjeçari ka firmosur me milanezët deri në 2021-in, por fillimi i sezoni nuk ka qenë aspak i lehtë. Problemet fizike, pas një sezoni të gjatë në Serinë B, nuk e kanë lejuar të përgatitet në mënyrën e duhur, teksa të dielën ka ardhur debutimi në Serinë A. Vetëm 8 minuta për Lapadula-n në tre ndeshjes (duke përjashtuar kohën shtesë). Një hap i vogël përpara ka qenë kalimi i Luiz Adriano-s në hierarkinë e skuadrës. Ideja është se, duke parë shumë e paguar për të dhe kohëzgjatjen e kontratën, një lojtarë me karakteristika unike si ai mund të shfrytëzohet më mirë: luftëtar, agresiv, i aftë të krijojë gola në çdo moment. Këto janë cilësi që nuk i ka asnjë lojtar tjetër në organikën e Milan-it; në lëvizje të vazhdueshme dhe gjithmonë duke bërë presing ndaj mbrojtësve kundërshtarë, Lapadula kërkon hapësira. Në një skemë 4-3-3 nuk mund të luajë në krah, por vetëm në qendër; në një 4-3-1-2 mund të tregojë vlerat e tij, sepse do të kishte afër dy lojtarë që do t’ia lehtësonin punën. Siç ka ndodhur në Pescara, ku akoma janë të freskëta kujtimet e golave të Lapadula-s…





