Pas mbylljes së hetimeve delikate për çështjen “Açerbi-Huan Zhesus”, Xhuezepe Kine ka rifilluar punën për çështjet e ndryshme që prej ditësh janë në tryezën e prokurorisë federale, duke nisur me dosjen e hapur për Milanin. Një hetim i lindur pasi Prokuroria e Milanos, më 13 mars, futi në regjistrin e të dyshuarve Xhorxho Furlanin dhe Ivan Gazidis, respektivisht administratori aktual dhe i mëparshëm i klubit kuqezi, me akuzën e pengimit të ushtrimit të funksioneve të autoriteteve mbikëqyrëse publike në kohën e shitjes së klubi nga “Elliott” te “RedBird” në gusht 2022. Referenca është te Federata e Futbollit, një organ privat, por që prokurorët Polici dhe Kavaleri e konsiderojnë atë si të drejtë publike në ushtrimin e veprimtarisë së tyre mbikëqyrëse.

Duke iu rikthyer drejtësisë sportive, Kine – i cili mori një pjesë të parë të dokumentacionit nga Milani disa javë më parë, është vazhdimisht në kontakt me prokurorët e Lombardisë dhe synon të kërkojë dokumente të reja për të qartësuar edhe më mirë situatën. Deri më tani ka marrë vetëm 12 faqet e aktit ligjor të kontrollit, por tashmë shpreson të ketë diçka më të detajuar, ndoshta duke përfshirë analizën e përmbajtjes së pajisjeve të sekuestruara nga zyrat dhe shtëpisë e Gazidisit e Furlanit. Por kjo nuk është e gjitha, shumë shpejt prokurori federal do të vazhdojë me marrjen në pyetje, një proces që në mënyrë të pashmangshme duhet të përfshijnë dy të dyshuarit.

Çështja është mjaft serioze sepse nga pikëpamja sportive, Milani rrezikon një dënim me heqje pikësh në renditje. Objekti i hetimit nga Prokuroria e federatës janë në fakt deklarimet e supozuara të rreme nga kuqezinjtë në komisionin për blerjen e aksioneve të shoqërisë. Qëllimi kryesor është që të konstatohet se në momentin e kalimit të pronësisë, nuk është mbajtur asnjë informacion i nevojshëm që komisioni të vlerësojë veçanërisht kriteret e reputacionit të mirë dhe soliditetit financiar të pronarëve të ardhshëm.

Çështja përcaktohet nga neni 20 që rregullon “Blerjet dhe shitjet e aksioneve të korporatave në fushën profesionale”, sanksionet e të cilit i referohen shprehimisht nenit 32 të Kodit të Drejtësisë Sportive, i cili, siç u përmend, parashikon edhe penalizimin me heqjen e pikëve. Pasi të jenë studiuar të gjitha dokumentet me vëmendjen më të madhe, Kine mund të përfshijë edhe një nene tjetër (nr 4), i cili detyron klubet dhe drejtuesit të respektojnë “parimet e besnikërisë, korrektësisë dhe ndershmërisë”, ndërsa Milani, bazuar në nenin 6, mund të akuzohet për përgjegjësi të drejtpërdrejtë, duke qenë se bëhet fjalë për dy administratorë.