Sergej Milinkovic Savic në sfidën ndaj Cremonese do të përshëndesë tifozët e Lazio. Me arritjen e Champions League, me një kontratë që skadon në vitin 2024, mesfushori serb ka vendosur të mos rinovojë dhe për këtë me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën klubit gjatë merkatos së verës.

Lazio e ka marrë parasysh këtë dhe nga fundi i kampionatit agjenti i lojtarit do të ketë dritën jeshile për të ardhur te Lotito me oferta të paktën 30-35 milionë euro, dhe kërkuesit nuk mungojnë.

Kërkesa ka edhe nga brenda Italisë, ku Juventus, Inter dhe Milan janë duke studiuar mirë situatën. Inter është një nga ato klube që ka marrëdhënie të shkëlqyera me Lazion përsa i përket transferimeve të lojtarëve dhe kjo mund të jetë një armë plus që mund të ketë Marotta për të sjellë në Milano një nga mesfushorët më të pjekur të Serie A.

Inter është me një këmbë në Champions League për sezonin e ardhshëm, në finalen e madhe të këtij sezoni në Stamboll, gjendja e ish-trajnerit të tij Simone Inzaghi rreshtohen për të qenë pikat bindëse për mesfushorin serb.