Shqipëria mat forcat ndaj Suedisë, në ndeshjen miqësore që luhet në “Friends Arena”, në Stokholm. Ndërkohë tifozët kuqezi janë gati dhe pritet të jenë të shumtë në “Friends Arena” të Stokholmit. Tifozat Kuq e Zi me anë të një postimi në faqen zyrtare, lajmërojnë anëtarët në lidhje me vendtakimin dhe orarin e marshimit drejt stadiumit.

Postimi i TKZ:

“Të dashur anëtarë,

Vendtakimi i sotëm përpara ndeshjes miqësore Suedi-Shqipëri në Stokholm do të jetë në katin e tretë të “OLEARYS – MALL OF SCANDINAVIA.” në adresën:

Stjärntorget 2, 169 79 Solna

Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 13:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet rreth orës 17:45. Gjithashtu kemi bërë të mundur që pas ndeshjes të vazhdojmë tek i njëjti lokal pasi do të qëndrojë  hapur për ne deri në orën 23:00.

Përjetësisht me ty Shqipëri! 1 Komb 1 Kombëtare! TKZ On Tour”.