Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Ajo ka të gjithë kandidatët me emra, si listën e mbyllur ashtu edhe listën e hapur.
Në kolonë, të parët renditen emrat e listës së mbyllur, të shënuar sipas zgjedhjes së partisë. Ndërkaq KQZ ka miratuar edhe zonat do te aplikohet votimi dhe numerimi elektronik.
KQZ ka vendosur që në Vorë dhe në njësinë numër 10 në Tiranë të votohet në mënyrë elektronike