Dilay Willemstein, kandidate për Miss Botën, ka vendosur të mos përfaqësojë më vendin e saj në konkursin që do të zhvillohet në Porto Riko.

Modelja 21-vjeçare duhej të vaksinohej kundër Covid-19 që të merrte pjesë në garë, por nuk dëshiron të vaksinohet.

Ajo tha për mediat holandeze se nuk ndihet gati për t’u vaksinuar dhe vetëm ideja nuk e bën të ndihet e qetë.

Ajo do të zëvendësohet nga e klasifikuara në vend të dytë në konkursin që zhvillohet në muajin dhjetor.