Vajzat pjesëmarrëse pozuan në temperaturë -20 gradë celcius.

Jemi mësuar të dëgjojmë për Mis World , Mis Universe, Mis Globe por jo për Mis Dëbora . Është konkurs bukurie ky i cili mbahet çdo vit në Rusi .

Të veshura me bikini të kaltërta vajzat pjesëmarrëse kanë sfiduar temperaturat nën – 20 gradë celcius për të pozuar para kamerave.
Titullin Miss Snow Universe e fitoi Vladislava Verner nga qyteti rus i Tomskut. Ajo u shpreh e kënaqur për fitoren por tha se gjatë konkursit kishte marë dhe një të ftohtë.

Verner, përveç çmimit të parë ka fitur dhe një kontratë me një agjenci modelimi , si dhe do të përfaqësoje Rusinë në "Mis World Tourisem" që do të zhvillohet në Tajlandë.