Një video emocionuese ku shihet momenti i shpëtimit të një foshnje në një shtëpi të përmbytur në Thesali, është shpërndarë në internet nga Njësia Speciale e Reagimit ndaj Fatkeqësive.

Në video shihet një punonjës i cili merr foshnjën në duart e tij dhe e kalon me kujdes përmes ujit që arrinte deri në gjoks dhe ia dorëzon nënës. Ajo po e priste me ankth në një varkë, së bashku me fëmijët e tjerë.

Mes frikës dhe panikut, nëna shpërthen në lot kur merr fëmijën e saj në krah.