Dy grabitës të maskuar dhe të armatosur kanë krijuar momente të vërteta paniku, mes klientëve të një supermarketi Conad në lagjen Statuario, në Romë.

Siç raportojnë mediet italiane, grabitësit kanë sulmuar me armë dhe marrë peng klientët dhe punonjësit që ndodheshin në atë moment të mesditës në supermarket.

Pasi kanë rrëmbyer paratë që ndodheshin në kasat e supermarketit, ata janë larguar me shpejtësi me një automjet tip Fiat Uno, që u gjet i braktisur nga karabinierët pak më vonë, në një tjetër lagje të qytetit.

Policia shkencore ka nisur hetimet për të bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve të kësaj grabitjeje.