Ky është momenti i tmerrshëm kur një sërfist pa një peshkaqen shumë afër tij dhe në panik notoi drejt plazhit. Ngjarja është regjistruar në një plazh në Puerto Riko.

Pamjet video të kapura në Middles Beach, treguan grabitqarin e detit duke notuar vetëm disa metra larg sërfistit Rolando Montes.

Në video, bishti i peshkaqenit duket mbi ujë, ndërsa kafsha ishte duke notuar shumë pranë sipërfaqes së detit.

Pranë Montes duket edhe një sërfist i dytë. Fatmirësisht këto momente shkaktuan vetëm panik tek sërfistët, por gjithçka u mbyll me kaq, pasi peshkaqeni nuk i sulmoi.