Fëmijët e një shkolle fillore në Kolorado kanë përjetuar momente tmerri, kur një transgjinor 33-vjeçar tentoi të rrëmbejë njërin prej tyre.

Ky moment u kap nga kamerat e sigurisë, ku Solomon Culligan hyri në oborrin e shkollës fillore Black Fortes Hills duke mbajtur një batanije, ndërsa fëmijët e vegjël po luanin.

Kur fëmijët kuptuan qëllimet e këqija të 33-vjeçarit i po vraponte drejt tyre, tentuan të shpëtojnë duke bërtitur “I huaj, rrezik”.

33-vjeçari në fakt ka arritur të kapë njërin prej fëmijëve duke i hedhur sipër batanijen, por në fund humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.