Aktorja Monika Lubonja është duke e shijuar në maksimum këtë rrugëtim në “Big Brother Albania Vip”. Aktoren e njohur e kemi parë në disa dimensione, herë të qeshur, herë të trishtuar dhe herë super energjike.

Së fundmi, ajo ka ndarë me Egzonën momentet e përjetuara pas divorcit të saj, të cilën e ka përshkruar si një ferr.

Kam kaluar shumë momenti pas divorcit ka qenë një ferr i vërtetë, as e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu”, u shpreh aktorja.

Kujtojmë se Monika është një nga të nominuarat për të dalë nga shtëpia e Big Brother. Ajo është në nominim me Arbrin dhe njëri prej tyre pritet të dalë në spektaklin e të martës.