Trajneri Alfred Schreuder është shkarkuar nga pankina e Ajaksit. Ky vendim ka ardhur si pasojë e barazimit të gjashtë në kampionatin holandez. Edhe pse kontrata ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2024, ajo u ndërpre menjëherë.

“Pikët e shumta të humbura dhe mungesa e rritjes së ekipit janë arsyet kryesore të këtij vendimi dhe drejtuesit nuk kanë më besim në këtë bashkëpunim”,- thuhet në deklaratën e klubit.

Në javën e 18-të Ajaks barazoi 1-1 në shtëpi me Volendam dhe renditet në vendin e 5-të me 34 pikë në Eredivisie.