Një 36-vjeçar është proceduar penalisht, pas ka marrë kredi në emër të një personi tjetër.

“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprat penale “Mashtrimi në kredi” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasin G. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Y. V., banues në Vlorë, se nëpërmjet mashtrimit, shtetasi G. H. ka marrë një kredi në emër të tij.”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.