Një objekt i përditshëm në banjë mund të kthehet në rrezik për shëndetin nëse nuk përdoret siç duhet. Bëhet fjalë për furçën e tualetit, e cila ndihmon në pastrim, por me kalimin e kohës mbledh baktere dhe papastërti.
Shumë njerëz e mbajnë të njëjtën furçë për vite, duke menduar se është e pastër, por në të vërtetë ajo grumbullon mikroorganizma që mund të përhapen në ambient.
Edhe kur duket në rregull, bakteret mbeten në fijet e saj dhe mund të sjellin probleme, sidomos në familje ku ka shqetësime me tretjen.
Ekspertët sugjerojnë që furça të ndërrohet rreth çdo nëntë muaj. Ndërkohë, është e rëndësishme të pastrohet pas çdo përdorimi dhe të dezinfektohet të paktën një herë në javë.
Me kalimin e kohës, në furçë mbeten edhe mbetje të tjera si copëza letre higjienike apo papastërti të ndryshme, duke rritur rrezikun për përhapjen e baktereve. Shenja si fijet e dëmtuara, njollat apo era e pakëndshme tregojnë se është momenti për ta zëvendësuar.
Kujdesi i rregullt për këtë objekt të thjeshtë ndihmon në ruajtjen e higjienës në banjë dhe në mbrojtjen e shëndetit të gjithë familjes.





