Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë në Durrës, dyshohet se kanë qenë edhe shkaku i dy aksidenteve të regjistruara, por fatmirësisht pa viktima. Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin Shkretë- Cudhi, ku sipas policisë së Durrësit mësohet se një mjet i tipit “Nissan” ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i makinës si dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Tre të plagosurit ku janë dërguar në spitalin e qytetit bregdetar dhe sipas burimeve nga policia për agjencinë noa.al, pasi kanë marrë mjekimin janë larguar për në banesë.

Por s’ka kaluar as disa minuta dhe regjistrohet një tjetër aksident në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë. Një automjet i tipit “Benz” ka dalë nga rruga dhe janë plagosur lehtë sipas burimeve nga policia e Durrësit, shoferi si dhe pasagjeri. Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në të dy aksidentet policia rrugore si dhe ekspertët kanë kryer veprimet e para hetimore dhe ka rezultuar se shkak i tyre ka qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve te dendura të shiut të rëna orët e fundit.