Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 18:15 më Divjakë.

Një motor ka përplasur për vdekje një 85-vjeçar në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit”.

Në momentin e aksidentit, i moshuari P. Rr. ishte duke lëvizur me bicikletë. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e motorit K. K., 50 vjeç dhe po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

Aktualisht në vendin e aksidentit ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbadhjen e plot të rrethanave të ngjarjes.