Duket se Murinjo nuk i ka kursyer kritikat për gjyqtarin e finales së Ligës së Europës, Entoni Tejlër, i cili u komentua për një prekje me dorë që nuk e akordoi penallti.

Gjatë konferencës së djeshme pas finales, ai nuk i ndaloi kunjat për anglezin, ku përveç se e quajti atë si një arbitër spanjoll, Murinjo gjithashtu zgjodhi të thoshte dhe gjëra të tjera.

“Tejlër është një arbitër i madh. le të shpresojmë që vitin tjetër të gjykojë vetëm në Champions, që ai mund të bëjë një m** të madh aty dhe jo në Ligën e Europës. Ne jemi më të përulur se kaq në Ligën e Europës”, ishin fjalët me sarkazëm të trajnerit portugez.