Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, ka reaguar pas shkarkimit të italianit Klaudio Ranieri nga klubi i Lestër Sitit. Me një mesazh të postuar në profilin e tij në Instagram, Murinjo ka ironizuar klubin kampion të Anglisë duke lënë të nënkuptohet mosaprovimin e tij për këtë vendim.

“Është shkarkuar trajneri kampion i Anglisë dhe ‘Trajneri më i mirë i vitit’ sipas FIFA-s. Ky është futbolli i ri Klaudio. Vazhdo buzëqesh sepse askush nuk mund të fshijë historinë që ti bëre”, ka shkruar trajneri i njohur portugez.