Llogaria e Kanye West është pezulluar nga Twitter dhe akuzuar për “nxitje të dhunës” prej postimeve të tij ofenduese vetëm dy  muaj pas raportimit të fundit nga platforma sociale.

Reperi amerikan postoi disa gjëra të çuditshme, në një prej të cilave ndodheshin simboli nazist dhe një yll hebre. Përdoruesit i kërkuan Elon Musk “të sistemonte” këngëtarin.

Musk shkroi se West kishte “cenuar rregullin ndaj provokimit të dhunës. Llogaria do të pezullohet”.

Të enjten, gjatë një interviste me teoricienin konspirativ Alex Jones ku shfaqej i mbuluar me maskë në fytyrë, reperi lavdëroi liderin nazist Adolf Hitler dhe foli mbi mëkatin, pornografinë dhe djallin.

Prej vitesh, Kanye ka shkaktuar reagime të forta me komentet e tij raciste apo kundër hebrenjve.