ANGLI – Një musliman 18 vjeç që kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçare i ka shpëtuar dënimit me burg, pasi gjyqtari i çështjes mësoi se djali i ri kishte frekuentuar një shkollë islamike, ku i ishte mësuar se gratë nuk vlejnë asgjë. Vendimi i gjykatësit pritet të hapë një debat të ashpër në Britaninë e madhe, vend ku sipas kodit penal vepra të tilla dënohen me 4-7 vjet burg.

Djaloshi Adil Rashid pretendoi para trupit gjykues se ai nuk e dinte që ishte e paligjshme të bësh seks me një vajzë minorene, pasi nuk i njihte ligjet britanike. Ai tha përpara gjykatës se ishte edukuar në një shkollë islamike, ndaj ishte naiv për këto çështje.

Dy të rinjtë ishin njohur në rrjetin social Facebook dhe pasi kishin shkëmbyer për ca kohë mesazhe dhe telefonata ishin takuar me njëri tjetrin 2 muaj pas njohjes virtuale. Rashid tha para gjykatësit se ishte tunduar nga vajza, kur ishin takuar për herë të parë në një hotel.

Sipas dëshmisë së vajzës 13 vjeçare ata kishin qëndruar për rreth dy orë në hotelin Premier Inn dhe kishin bërë seks, pasi Rashid kishte shkuar në banjo për të vendosur prezervativin.

Pas kësaj ngjarje vajza ia kishte treguar ndodhinë një shoku të saj, i cili kishte informuar mësuesit.

Kur e liroi një ditë më parë në sallën e gjyqit, gjykatësi Michael Stokes i tha 18 vjeçarit Adil Rashid: “Megjithëse je 18 vjeç, nga raportet del mjaft qartë se ti je naiv dhe i papjekur kur vjen fjala për çështjet seksuale”. Në të njëjtën kohë gjykatësi theksoi se po ta dërgonte në burg kjo gjë do t’i bënte më shumë keq sesa mirë djalit të ri.