Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 1 javë nga ngjarja e rëndë e 16 nëntorit ku Mateo Vasiu u vra mizorisht nga Klodian Çalamani dhe u gropos në oborrin e tij, ka reaguar zyrtarisht ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

Pas reagimit të aq shumë komentuar, 1 ditë pas tragjedisë ku ajo nuk pranoi të jepte asnjë lloj komenti pavarësisht pozicionit të rëndësishëm që mban, sot nga Korça, Muzhaqi ka thyer heshtjen.

“Duhet t’i shpreh ngushëllimet familjes së Mateos për ngjarjen e rëndë. S’është momenti i duhur për të folur për politikat që do të ndërmerren. Uroj që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në Shqipëri. S’do të thotë se s’po merremi me këtë çështje apo nuk po aktivizohemi…”– tha ndër të tjera ajo duke justifikuar mosreagimin në kohë për një vrasje tragjike si e Mateos.

Deklarata e Ministres Muxhaqi 1 ditë pas krimit makabër:

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Donim t’ju bënim disa pyetje mbi abuzimet.

Bora Muzhaqi: Jam shumë vonë më duhet të lëviz.

Gazetarja: Mund të përgjigjeni se dy minuta ju marrim. Kjo është përgjigjia juaj? Drejtoni një institucion… 

Bora Muzhaqi: Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që tregon përgjegjësitë e mia, do e kishit kuptuar përgjigjen time.

Gazetarja: (Nuk kuptohet mirë)

Bora Muzhaqi: Mirupafshim!