Nga Mira Peku Zhiti

DURRËS, 18 tetor 2014–   Motivi që pjesa më e madhe e jona merr pjesë në aktivitetin muzikor duke shkruar,dëgjuar ose thjesht duke luajtur, i përket faktit që muzika është e aftë të përcjellë tek ne emocione të forta e kuptimplote.Janë emocionet që vijnë nga një shijim estetik, gëzimi,ose dëshpërimi  që  herë-herë  muzika i mbush.Nëse dikush vjen nga një civilizim jo muzikor pyet pse kultura jonë  investon shumë  në  aktivitetin muzikor.Ne do të  përgjigjeshim:Sigurisht kjo i përket faktit, që muzika ka kapacitetin të ngrejë nivelin e jetës tonë emotive.Natyrisht ,individi dhe shoqëria e shfrytëzojnë  muzikën edhe për motive të  tjera,sepse shumë  aktivitete muzikore kanë një  karakter social, duke ju afruar kështu rikompensim social atyre që marrin pjesë në to.Njohja e muzikës në nivel profesional është  shans për të qenë  anëtar i shkollave profesionale,Q.kulturore, orkestrave etj.Kjo u jep mundësinë atyre personave që  luajnë  këtë muzikë ta praktikojnë atë dhe për të jetuar.Janë disa aspekte në edukimin muzikor, si:nevoja e disiplinës dhe e bashkëpunimit,që në përgjithësi janë të vlefshme.Faktorët emotive janë transkulturorë.Duket e pabesueshme, që  muzika mund të  depertojë  në zemrën e kulturave të ndryshme,duke kaluar kufijtë e këtyre kulturave,nëse faktori emotiv është i rëndësishëm për ekzistencën e muzikës atehere lind pyetja si arrin muzika të influencojë tek njerëzit?

Muzika ka një influencë të veçantë tek memoria dhe emocionet tona. Mjaftojnë  tingujt e saj për ta shndërruar qenien tonë në hapësira dhe forma të  ndryshme.Ky ndryshim në qenien tonë sjell pasoja dhe ndryshim në procesin e të menduarit.Ky është një proces sa i lehtë , aq dhe i vështirë për sa i përket energjisë  që  harxhohet për   organizimin e tij.Shumë herë kemi dëgjuar lidhjen e muzikës me shpirtin i cili ka lidhje me trurin.Aty perceptohen tingujt në  mënyra të  ndryshme.Është  muzika ajo që  ndihmon  në forcimin e kujtesës,nëpërmjet trurit, në zhvillimin e të folurit,gjuhës dhe leximit.Mësimi i një instrumenti që  në  vogëli është  një proces sa pozitiv aq dhe i vështirë.Por janë tingujt muzikorë ato ,që ndihmojnë për zhvillimin e gjuhës dhe të leximit.Muzika është  një  risi jetësore  e  rëndësishme  që  ka luajtur, e do të vazhdojë  të luajë  një rol të rëndësishëm për jetën e zhvillimin e njerëzimit.

  MUZIKA  DHE  ZHVILLIMI I FËMIJËVE

 Edhe në fushën e muzikës si në të gjitha fushat janë bërë  shumë kërkime shkencore që kanë lidhje me neurologjinë,trurin,si dhe lidhjen që egsiston ndërmjet muzikës dhe neuroimazheve.Janë zbuluar gjithashtu dhe dallimet strukturore dhe funksionet e trurit të instrumentistëve duke i  krahasuar me ato të jo muzikantëve.

Në  fakt të ekzaminosh dhe krahasosh funksionin dhe strukturat e plasticitetit të trurit  të  muzikantëve me të atyre jo muzikantë,është një  krahasim ideal për tu  egzaminuar,sepse muzikantët fitojnë vazhdimisht praktikimin e një  variacioni kompleksesh ndëjimore si ndijimet motorike të  dëgjuarit,të shikuarit,ashtu si edhe ato të  aftësive multimodale si për shembull,të përkthyerit e simboleve muzikore të perceptuar në  mënyre vizuale nëpërmjet komandave motorike.

Rasti tjetër  kur në të njëjtën kohë monitorojmë melodinë e instrumentit muzikor duke marrë reagimin nga perceptimet ndëjimore është një fenomen mahnitës.

Studimet shkencore gjithashtu  kanë rezultuar se fëmijët që trajnohen me muzikë( pra studiojnë një vegël muzikore) rezultojnë  se zhvillojnë hapësirat-vizuale,verbale,si dhe performancën në lëndën e matematikës.

Muzika  është një element esencial në zhvillimin mësimor dhe atë psiko-motor të fëmijëve.Është vërtetuar shkencërisht që nënat që kanë dëgjuar muzikë apo dhe muzikantet nëna që kanë luajtur ndonjë instrument muzikor gjatë periudhës se shtatëzanisë  kanë provuar që efektet e muzikës në trurin e fëmijës   kanë  ndihmuar në hedhjen e themeleve të aftësive të mësuarit,aftësive muzikore,dhe së fundmi në zhvillimin e gjuhës.

Gjithashtu ,muzika  është vërtetuar si relaksim,dhe ka ndikuar në rritjen dhe  zhvillimin  e  memorjes  së  fëmijëve,në zhvillimin kreativ,dhe në koordinimin e sensorëve(ndijimeve).Shumë nxënës kënaqen kur në të  njëjtën kohë shoqërojnë këngën që mësojnë  me kërcimin.Kënget  të  cilat  mësohen  duke u shoqëruar  me  kërcim është   vërtetuar  që  mësohen më shpejt  nga  nxënësi.Lëvizjet  të shoqëruara  me  këngën  ndihmojnë  fëmijët  ç’është balanca, koordinimi, lëvizjet e trupit dhe ritmi.

Ndërsa  të kënduarit e nina-nana  gjatë kohës së foshnjërisë është e rëndësishme  sepse  asiston  fëmijën  në  zhvillimin e të folurit.Është logjike,por  sigurisht  është  vërtetuar  shkencërisht që fëmijët të cilët luajnë në një instrument muzikor kanë të zhvilluar aftësitë motorike të gishtave dhe duarve.

Fëmijët  kërkojnë   një  kujdes  shumë të madh në rritjen e tyre.Nëse prindërit   përpiqen  gjatë kohës së edukimit të fëmijëve ti ndihmojnë ata duke  eksploruar aftësitë dhe talentet që ata  kanë në menyrë që ata të ndërtojnë një jetë të sukseshme,gjëja më e mirë që do të bënin për to do të ishte,t’i dhuronin fëmijëve të tyre të studiojnë një vegël muzikore.Duhet t’i inkurajojmë fëmijët që në moshë të vogël të mësojnë të dëgjojnë muzikë si dhe të  kompozojnë muzikë.

Fillimisht,fëmijët mund të fillojnë të shijuarit e muzikës duke dëgjuar këngët më të preferuara të tyre dhe pastaj duke përdorur instrumenta primitive-rrethanore(me paisje shtëpiake që disponojnë) mund ta shoqërojne muzikën apo këngën e preferuar që dëgjojnë.Pastaj,ata mund të avancojnë më tutje duke luajtur muzikë me instrumente me komples (të vërtetë) dhe ndoshta kjo do ishte dhe koha për të filluar duke marrë leksione mbi muzikën.

MUZIKA DHE  AFTËSITË  E ZHVILLIMIT

Për të shtuar kreativitetin muzikës tek femijët,të studjuarit e muzikës kultivon shumë aftësi që do të vazhdojnë ta ndjekin fëmijën përgjatë gjithë jetës së tyre.Më poshtë  do të  shohim disa nga aftësitë që fëmijët fitojnë gjatë kohës që ata dëgjojnë muzikë,apo marrin mësime në lëndën e muzikës pra  studiojnë një instrument.

KONCENTRIMI

Të mësuarit e një instrumenti muzikor ndihmon fëmijët  të koncentrohen,për arsyen sepse  ata  duhet  të  fokusohen  në  një  aktivitet  të veçantë për një periudhë të gjatë kohe.Të zhvilluarit e koncetrimit në këtë mënyrë ndihmon fëmijët  kur atyre  i  duhet të fokusohen në shkollë gjatë  kohës që atyre  i  duhet të përqëndrojnë vëmendjen në shkollë.

KORDINACIONI

Duke studiuar një instrument muzikor femijës  i  duhet të kordinojë sytë dhe duart,ata zhvillojnë aftësi të rëndësishme motorike kur ata luajnë në instrument ashtu si edhe kur luajnë në sporte të ndryshme.

RELAKSIMI

Muzika është  përdorur  edhe  akoma  më  shumë  po  përdoret  në kohët  sotme si  mjet  relaksimi duke  komplimentuar më shumë  format  tradicionale  të  ilaçeve  mjekësore. Kërkimet  shkencore  bëjnë  me  dije  që  disa  tipe  muzikore mund të ndihmojnë në relaksimin e fëmijëve dhe të rriturve duke ulur shpejtësinë e rrahjeve të zemrës dhe tensionin në gjak.

DURIMI DHE KËMBËNGULJA

Në  mënyrë  që  fëmijët  të  mësojnë  një  instrument  muzikor duhet të zhvillojnë aftësitë  e  durimit  dhe të  këmbënguljes; aftësi të cilat më vonë do ta ndihmojnë fëmijën  kur të përballet me problemet  apo  sfidat që do t’i dalin.

KONFIDENCË  VETJAKE

Të mësuarit e një instrumenti muzikor si dhe të luajturit në instrument varen fuqishëm nga inkurajimi  i  mësuesit dhe entuziasmi  i  prindit.Nëse femijës do t’i serviret ky inkurajim i  dyfishtë atëherë ai do të jetë i  aftë të ndërtojë  një sens krenarie dhe konfidence.Për më tepër, fëmijët  të cilët praktikojnë ë shprehurit-vetjak dhe janë krijues, shpesh bëhen komunikues të aftë të cilët e vazhdojnë edhe më vonë gjatë jetës.

Si konkluzion muzika ka provuar se është e vetmja gjuhë universale.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/