Gjatë një takimi elektoral në Dibër, lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për neglizhencë ndaj veriut dhe për pasurimin e njerëzve të afërt nëpërmjet tenderave publikë. Ai përmendi kandidatin socialist Agron Malaj, për të cilin tha se nga oficer i Gardës është bërë “njeriu më i pasur i Matit”, nëpërmjet korrupsionit dhe tenderave të dyshimtë.
Berisha theksoi se Rruga e Arbrit, për të cilën sipas tij Rama nuk kishte asnjë vullnet ta përfundonte, nuk do të ketë taksë nëse PD vjen në pushtet. Ai premtoi gjithashtu heqjen e taksave në rrugët kombëtare, si ajo në Kalimash apo tek Ura e Limuthit.