Gazetari Olti Curri ka reaguar në lidhje me videot erotike që po shpërndahen në rrjetet sociale Whatsapp dhe Telegram, në vend.
Në reagimin e tij, Curri shprehet se viktimat e këtyre videove janë vajzat dhe gratë që shfaqen në to, pasi do të komentohen, ofendohen nga publiku. Ai u bën thirrje atyre që të denoncojnë personin që ka regjistruar materialet, pa i vënë më parë në dijeni për këtë gjë.
Curri shton më tej se sipas informacioneve që ai ka marrë, dy prej tyre kanë tentuar të vetëvriten. Në fund, gazetari bën thirrje që publiku të sensibilizohet dhe të ndalojë publikimi i këtyre videove.
Reagimi i plotë:
-Viktimat e videove porno jane femrat te cilat nuk e kane ditur qe po xhirohen dhe materialet e tyre intime sot jane ne duart e publikut.
-Publiku qe i njeh nga ekrani normalisht do komentoje, analizoje, shaje apo mbroje sipas ndjeshmerise personale dhe normalisht edhe do komentojne me shaka. Kur je pjese e industrise se showbizit kjo gje eshte e pritshme dhe e ditur.
-Duhet te gjejne forcen dhe ta denoncojne personin qe ka regjistruar intimitetin e tyre ne padijeni.
-Mes te tjerash duhet te kerkojne edhe zhdemtim material sepse karriera e tyre rrezikon seriozisht dhe nuk dihet kur do mund te punojne qe te ushqehen.
-Duhet te marrin ndihme urgjente nga psikologet dhe psikiatret sepse mesa di prej miqve te perbashket dy prej tyre kane te tentuar vetvrasjen dhe miq dhe familjare po i qendrojne 24/24 prane per ti shpetuar jeten.
-Opinioni publik duhet te sensibilizohet dhe videot te mos perhapen sepse intimiteti njerezve nuk eshte spektakel dhe shperndarja e videove rendon sitiaten.
-Miq dhe familjare te tyre te perpiqen t’ja lehtesojne situaten duke shpresuar dhe lutur qe çudia e madhe te zgjase tre dite. Edhe pse perjetimi ne situata te tilla eshte shume personal dhe si e perjeton njeri nuk e perjeton tjetri.





