Një debat i fortë është hapur në rrjetet sociale pas qarkullimit të disa videove intime ku pretendohet si pjesëmarrës kompozitori shqiptar Adi Hila dhe persona të tjerë të njohur të botës së artit.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Elton Ilirjani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar reagimet ndaj personave që kanë folur kundra tij në kohën kur ndihmoi këngëtaren Parashqevi Simaku të rimëkëmbej nga varfëria.
Në një reagim të tij, Ilirjani shkruan: “E pra, ja pra! Kolegët e Parashqevisë që vollën vrer dhe s’e ndihmuan dhe e shanë! Ishin duke filmuar! Kush është e përdala këtu?”
Reagimi i tij vjen në një moment kur në rrjetet sociale po qarkullojnë diskutime dhe pretendime të ndryshme rreth videove intime.





